Tropojanët mbjellin kanabis në pyll, parcelën e ruajnë me granata e kamera

Një parcelë kanabisi që ruhej me granata të vëna si kurthe dhe kamera sigurie është zbuluar në pyllin e fshatit Kovaç të Tropojës.

51-vjeçari Agron Hoxhaj, përfundoi në pranga ndërsa Bekim Çelaj, 22 vjeç u shpall në kërkim si kultivues.

Dy granatat ofensive ishin lidhur me fill sintetik duke u kthyer në një kurth. Nëse tërhiqej më shumë nga duhej, shpërthenin. Në rast se një i panjohur futej aty mund të rrezikonte jetën.

Ndërsa kamerat përdoreshin për të monitoruar zonën. Policia kishte rënë në gjurmë kultivuesve të drogës.

Pas hetimeve thotë se arriti në përfundimin se Bima narkotike aty mbillej nga Agron Hoxhaj, 51 vjeç dhe Bekim Çelaj, 22 vjeç.

Me vendim gjykate, blutë e Kukësit ushtruan kontrolle në zonë në kuadër të operacionit "Sofistikimi". Në pranga vunë vetëm 51-vjeçarin, ndërsa i riu i shpëtoi arrestimit dhe ndodhet në arrati.

Hetimet më tej kanë provuar se Agron Hoxhaj dhe Bekim Çelaj e nisur bashkëpunimin për kultivimin e narkotikeve që në vitin 2020.

Operacioni i Policisë së Kukësit ngre alarmin për skemat dhe mjetet që po përdoren nga kultivuesit për të mbrojtur parcelat e hashashit në terrene të hapura kryesisht malore.

Ndërsa muajt e fundit, shtëpitë e barit dhe serat janë konfirmuar si mënyra më e përhapur e kultivimit të bimëve narkotike në vend.

Tropojanët mbjellin kanabis në pyll, parcelën e ruajnë me