Italia, policia godet mafien e arit

Policia italiane sekuestroi asete me vlerë minimale prej 200 milionë dollarësh, nga një rrjet i dyshuar i trafikimit të arit.Më shumë se 250 banesa u kontrolluan imtësisht nga policia në të gjithë vendin, përfshi një vilë ku duket se u zbulua sasia e pabesueshme e arit dhe një shumë e papërcaktuar parash.Rrjeti besohet se trafikonte lingotat e arit në Zvicër, pasi i blinte më parë në tregun e zi italian, me qëllim pastrimin e parave.Në total, të dyshuarit në këtë çështje janë 118. Aktualisht, mbi rrjetin rëndon dyshimi se është i përfshirë në pastrim parash dhe shitje të bizhuterive të vjedhura.Si pjesë e aktivitetit të tyre, ata shkrinin sasi të ndryshme ari në lingota, në disa farka artizanale.