Pragë, nis takimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Asambleja Parlamentare e NATO-s nis sot takimin vjetor në Pragë, takim që do të zgjasë katër ditë.Delegatët pritet të përqendrohen në programin bërthamor të Iranit, konfliktin në Siri, krizën në Eurozonë, Pranverën Arabe, politikat e brendshme të Rusisë dhe zhvillimin e burimeve natyrore të Arktikut.Ata gjithashtu pritet të shqyrtojnë përdorimin e avionëve të telekomanduar dhe aeroplanëve të NATO-s për tërheqje nga Afganistani në vitin 2014.Në seancën plenare, që do të mbahet më 12 nëntor, do të mbëjnë fjalën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe liderët qeveritarë nga Republika Çeke, Gjeorgjia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia.Asambleja Parlamentare e NATO-s përfshin delegatë nga 18 shtete të Aleancës, së bashku me vëzhgues nga shtatë vende të tjera si dhe përfaqësues nga Parlamenti Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim në Evropë.