Surroi: Open Ballkan i pamjaftueshëm, Serbia sot enklave euroaziatike, problem për rajonin
Veton Surroi i ftuar në RTV Ora u shpreh se Nisma e Open Ballkanit është e pamjaftueshme sepse nuk përfshinë edhe shtet e tjera të rajonit.
Sipas tij, Serbia është sot enklave euroaziatike dhe pjesë e marrëveshje e tregut të përbashkët euroaziatik dhe ka marrëveshje për tregtinë e lirë me atë komunitet.
Surroi shtoi se ideja se shkrirja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, do ta ndryshojë sjelljen e kësaj të fundit në çështje strategjike është e gabuar.
Surroi: Dyshohet se shumica e shqiptarëve janë pro hapjes ndaj popujve të tjerë. Një pjesë e mirë dhe një rezultat i mirë i nismave Open Ballkan janë ardhja e turistëve, por është një proces i pamjaftueshëm sepse nuk përfshin shtet e tjera, si dhe krijon përshtypjen se mund të arrihet integrimi rajonal duke përjashtuar vendet e tjera, apo sipas pikave integruese sipas menusë. Nuk mund të ketë integrim regjional nëse nuk ka respekt të të gjitha shteteve dhe vlera të përbashkëta.
Serbia është sot enklave euroaziatike dhe pjesë e marrëveshje e tregut të përbashkët euroaziatik dhe ka marrëveshje për tregtinë e lirë me atë komunitet dhe nuk është e përshtatshme që të kesh marrëveshje nga të dyja palët. Për kundrejt vullnetit të mirë Shqipëria nuk ka kapacitet të mjaftueshëm që të ndryshojë sjelljen e Serbisë. Shqipëria nuk ka dashur që të detyrojë Kosovën, por ideja se shkrirja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, do ta ndryshojë sjelljen e kësaj të fundit në cështje strategjike është e gabuar. Serbia e ka të vështirë të dalë nga lëvozhga e tanishme nga narrative e luftërave të papërfunduar dhe ky është një problem për rajonin.

