Të gjithë duan të ikin/ Të rinjtë e Korçës: Largimi nga Shqipëria e vetmja mundësi
Të rinjtë në qytetin e Korçës nuk e shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri. Me shifra shqetësuese ata duan që të ikin ndërsa thonë se papunësia, mungesa e shpresës dhe korrupsioni i lartë janë arsyet kryesore.
Ikja e të rinjve është kthyer vitet e fundi në një problematikë alarmante në Shqipëri.
Edhe të rinjtë korçarë nuk e shohin të ardhmen në vendin e tyre.
Largimi nga Shqipëria është mundësia më e mirë për ta.
“Për mendimin tim është më mirë të largohemi, me këto mundësi që janë në Shqipëri. Mundësitë janë më të mira se sa në Shqipëri."
“Më mirë është jashtë, ke mundësi të tjera”
Thonë se janë të zhgënjyer me jetesën në vendin e tyre dhe me pabarazinë.
E rëndë në Tetovë, djali i pret kokën nënës me sëpatë
8 Prill, 20:29
“Shteti është i korruptuar. Çdo gjë është skandaloze."
“Ka më shumë mundësi shkollimi jashtë se këtu.”
“Nëse mbarojë studimet atje, mund të vijë dhe mund të kontribuojë për vendin”
Por teksa të gjithë duan të ikin, ka edhe nga ata që janë rikthyer në Shqipëri pasi kanë ikur. Sfida për këta të fundit mbetet riintegrimi.
“Problemi kryesor është punësimi. Si qendër këshillimore e qeverisë gjermane, jemi fokusuar shumë te këshillimi për punësimin duke i ndihmuar njerëzit me trajnime, dhe si të gjejnë punë.”
Sipas një ankete tëKëshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Barometrin e Ballkanit për vitin 2021, Shqipëria renditej e para në listën e vendeve ku popullsia donte të largohej, ndërsa një raport i Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë të Austrisë nga viti 2010 deri në 2019 nga Shqipëria kanë ikur më shumë se 500 mijë persona.

