Kryebashkiaku i Kievit videomesazh Shqipërisë: Faleminderit! Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka dhënë një mesazh gjatë manifestimit që u mbajt sot në Tiranë në mbështetje të Ukrainës.
Përmes një vide, ai tha se e çmonte ndihmën e Shqipërisë në këto momente kritike për Ukrainën.
Më tej ai shtoi se nuk do ta harrojnë kurrë se kush ishin miqtë e vërtetë të Ukrainës.
Klitschko: Të dashur qytetarë të Shqipërisë! E dashur Tiranë! Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike.
E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve. E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!
E pranishme në manifestimin e sotëm ishte dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila e quajti pushtimin e Ukrainës nga Rusia të pajustifikuar dhe të paprovokuar.
