Djegia e 2 makinave në Vlorë, kamerat fiksuan një person me kapuç duke i vënë zjarrin

Dy makina u dogjën mbrëmjen e djeshme, 7 prill në lagjen  "Karabash" të Vlorës, afër spitalit rajonal. Mjetet, një "Benz" dhe tjetri furgon, kanë qenë të parkuara në anë të rrugës.

Mësohet se ka pasur kamerat sigurie te banesat në afërsi të makinave të cilat kanë fiksuar plotësisht ngjarjen.

Ka qenë një person me kapuç që i ka vendosur flakën "Benzit" dhe më pas disa metra më tutje furgonit.

Personi  me kapuç ka përdorur benzinë për t'i vendosur flakën automjeteve.

Personi që i ka vendosur flakën gjatë gjithë rrugës ka qenë i pa maskuar, ndërsa në momentin që e ka ditur se ka kamera sigurie ka vendosur kapuçin.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe identifikimin e autorit.

Djegia e 2 makinave në Vlorë, kamerat fiksuan një person me

Djegia e 2 makinave në Vlorë, kamerat fiksuan një person me

Djegia e 2 makinave në Vlorë, kamerat fiksuan një person me

Djegia e 2 makinave në Vlorë, kamerat fiksuan një person me