Ambasadorja Kim takon kreun e SPAK: Rezultatet tregojnë se askush nuk është mbi ligjin
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ditën e sotme ka takuar kreun e SPAK-ut, Arben Kraja. Në një postim në Twitter, Kim ka ndarë detaje nga takimi. Ambasadorja shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
"U takova sot me kreun e SPAK, Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë sjellë më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rrekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, përfshirë punën e SPAK, për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar dhe për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t'iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi", shkruan Kim në Twitter.
1/2 Met today w/ @SPAK_Albania Chief @KrajaArben1 to congratulate prosecutors & investigators for producing more & more real results on behalf of the Albanian public. The growing record of investigations, prosecutions, confiscation of assets etc show that no one is above the law.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 8, 2022
Në përditësim,..
