Kryeministri do legalizojë kanabisin, Vox Pop pro e kundër: "Katastrofë! Vetë ministrat do ta mbjellin"

Tani që kryeministri do legalizojë kanabisin, mendoni se është mirë apo keq? Kjo ishte tema në rubrikën Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re", në RTV Ora.

Disa nga qytetarët shprehen se legalizimi i kanabisit është diçka e mirë sepse për ato që e pinë do të jetë më e kontrolluar dhe me këtë gjë do të rritet ekonomia, por ka dhe të tjerë që mendojnë se ata po e legalizojnë kanabisin për të parë përfitimet e tyre.

Ja disa nga mendimet e qytetarëve:

"Kanabisi do të bëhet Lazarat."

"Droga është barrë që çmend njerëzit, por sot ka dalë që është dhe ilaç për mjekim. Unë e shkruaj në zemër se do të ketë abuzime se çdo njeri shikon përfitimet e veta."

"Kanabisi, para plot nuk do të jemi më fukarenj."

"Është interesante si gjë sepse do të rritet ekonomia."

"Do ta bëjnë vetëm për ta pirë lëre çfarë thonë se do ta bëjnë vetëm për medikamente."

"Është  e vetmja mënyrë për të mbajtur rininë në Shqipëri sepse të gjithë po ikin."

"Unë kam pirë që 15 vjeç kanabis por tani që është legalizuar do ta pi më të kontrolluar."

"Mirë ia bëri se 30% e shqiptarëve e pinë."

"Të gjithë e mbjellin dhe do të jetë mirë se do të jetë më e kontrolluar dhe shteti do të marrë përqindjen e vet."

"Do të jetë katastrofë se vet ato ministrat do ta mbjellin."

"S'duhet legalizuar kanabisi se vret njerëz."

"Është mirë të bëhet se do të jetë më e kontrolluar si gjë."