Kishin mbushur Benzin me kanabis, policia i zë pritë por të rinjtë korçarë nuk hapin dyert, 4 në pranga
4 persona u arrestuan në Korçë si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë kryesisht drejt Greqisë. Në harkun e muajve, janë arrestuar 16 persona dhe janë kapur 445 kg kanabis sativa.
Në këtë makinë po transportohej drogë që më pas do të tentohej të trafikohej drejt Greqisë.
Por policia e Korçës e dinte dhe u bëri pritë.
Kamionçina në mes të rrugës jepte idenë e mjetit me defekt çka e detyroi makinën me drogë të ulte shpejtësinë.
Surpriza e pakëndshme ishte kur prej saj dolën forcat e policisë që I shtrinë në tokë dhe u vunë prangat.
Brenda makinës që drejtohej nga Klaudio Sino, u gjeten 65 pako me kanabis sativa me peshë 69 kg.
Në banesën e 35 vjeçarit në fshatin Miras u gjeten edhe 3 kg të tjera drogë dhe municione luftarake.
Rezultoi se bashkëpunëtorë ishin edhe shtetasit Bardhi Sino, Blerim Karameta dhe Igli Cangëtari, të cilët përfunduan në pranga bashkë me Klaudio Sinën.
Policia e Korçës thotë se kjo ishte faza e gjashtë e operacionit policor të koduar "Restart", për goditjen e e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës kryesisht drejt Greqisë.
Deri më tani 16 persona janë arrestuar dhe 445, 5 kg kanabis janë sekuestruar në 5 muaj.

