Gjendet i pajetë 39-vjeçari në një dhomë hoteli në Tiranë

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e djeshme, 7 prill në një dhomë hoteli në Tiranë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në rrugën "Lord Bajron", në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi H. R., 39 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.