"Lulja" e parë e sezonit turistik, pas 2 vitesh ankorohet në Sarandë kroçera e parë me 450 turistë
450 turistët e parë për këtë sezon kanë arritur në Sarandë. Ato kanë mbërritur në brigjet e Jonit me një kroçere që është e para që ankorohet në Sarandë pas 2 vitesh mungesë.
Pas dy vitesh Sarandës i rikthen kroçera në brigjet e saj.
Silver Moon është e para kroçere që ankorohet në Sarandë, për 2022.
450 turist nga e gjithë bota zbritën të premten në port, për të vizituar qytetin.
Turistët kanë mbushur shëtitoren , teksa një pjesë e tyre thonë se do të rikthehen sërish në Sarandë për të pushuar më gjatë.
”Jam nga Franca, është hera ime e parë këtu, dhe vërtetë më pëlqeu Saranda, më pëlqen koha këtu, pamja, do të doja të rrija 1 javë këtu, do të kthehem me miq dhe familjarë të rri më tepër, e të udhëtoj nëpër Shqipëri.”
Të tjerë thonë se po e pëlqejnë jo vetëm rivierën shqiptare por edhe baret e restorantet.
“Pamja është e mrekullueshme, uji është i mrekullueshëm, të gjithë janë kaq të këndshëm, dhe faleminderit që na mirëpritët. Uji është shumë i bukur, do të shohim të eksplorojnë me shumë edhe të njohim më shumë njerëz.”
“Jam shumë e lumtur që po vij për herë të parë në Shqipëri, njerëzit duken miqësore, po më pëlqejnë kafet edhe restorantet, pamja është fantastike, edhe i urojmë të gjithëve të kalojnë një kohë të mrekullueshme. Në mbrëmje do të shkojmë të vizitojmë Lëkursin si një pjesë e kulturës historike."
Në vendin tonë pritet që të mbërrijnë mijëra turistë këtë vit, ndërsa bizneset po bëhen gati për të pritur sezonin.
