Manifestimi në Tiranë, Kim: Së bashku me shqiptarët qëndrojmë me popullin ukrainas, Putin i bëri gabim llogaritë

Komuniteti ukrainas ka thirrur sot një manifestim në Tiranë në mbështetje të Ukrainës e cila po përballet me agresionin rus. E pranishme ishte dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila e quajti pushtimin e Ukrainës nga Rusia të pajustifikuar dhe të paprovokuar.

Kim: Siç tha Presidenti Biden muajin e kaluar Putini i kishte bërë keq llogaritë.  Ai mendoi se thjesht do të futej në Ukrainë dhe vota do t'i hapte rrugën. Në vend të  kësaj ai u ndesh me një mur të fortë që nuk e kishte parashikuar kurë. Ai u ndesh me popullin ukrainas. Unë i shpreh mbështetjen e SHBA që ne qëndrojmë me Ukrainën kundër këtij agresioni. Unë besoj se çdo shqiptar që është i pranishëm këtu sot dhe nuk është i pranishëm bie dakord me këtë.

Nuk e  them këtë thjesht sepse jeni pjesë e NATO-s dhe aleat me SHBA, nuk e them sepse ju jeni pjesë e Evropës dhe prisni të bëheni pjesë e BE. E  them sepse  nuk ka njerëz, nuk ka popull më të fortë se shqiptarët të cilët e dinë se çdo të thotë që dikush të të mohojë ekzistencën. Askush më mirë nuk e di tmerrin e të larguarit, të arratisurit. Asnjë nuk e di më mirë agoninë e të hapurit të varreve për personat e afërt që vdesin, apo më keq pamundësia për t'i dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën dhe ngushëllimin kur dikush që ka nevojën shtrin dorën.