Berisha: Arriti! Ediskobari apo Noriega i Shqipërisë do kurorëzohet Mbreti i Kanabistanit
Sali Berisha e ka kundërshtuar legjitimimin e kanabisit qoftë edhe për përdorim mjekësor. Kryeministri Rama bëri dje me dije dje, 7 prill duke publikuar rezultatet nga këshillimi kombëtar, se detyrohet të ndërmarrë nismën pikërisht nga përgjigjet e qytetarëve.
Sali Berisha e quan një goditje të rëndë të qenies dhe shëndetit fizik e mendor në vend.
"Arriti! Ediskobari apo Noriega i Shqiperise do kurorezohet Mbreti i Kanabistanit.
Kjo eshte goditja me e rende e qenies, shendetit fizik dhe mendor, identitetit, reputacionit dhe te ardhmes se shqiptareve dhe Shqiperise.
Me kete akt Shqiperia e shpallur keto vitet e fundit Kolumbi e Europes apo Kanabistan shnderrohet ne eksportues kryesor krimi dhe behet nje vend qe kercenon keshtu sigurine e vendeve te rajonit dhe me gjere.
U bej thirrje shqiptareve dhe komunitetit nderkombetar te kundershtojne kete kurorezim ne mbrojtje te interesave jetike te tyre."
Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin, eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor i janë përgjigjur 308.992 qytetarë", bëri me dije dje drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano.
