Sarandiotja mbush makinën me emigrantë e niset drejt Tiranës

Një 41 vjeçare ishte në timonin e makinës ku po udhëtonin 5 shtetas të Lindjes së Mesme që synonin përmes Shqipërisë të kalonin drejt BE-së.

 Gruaja nga Saranda është arrestuar për dhënie ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Në aksin nacional Tepelenë - Krahës, në vendin e quajtur "Majkosh", shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip "Honda", nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit” informon policia e Sarandës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 Operacioni u kodua "ROAD GUARD 12".  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.