Rupi: Modelet politike vijnë nga partitë, për interesat e tyre janë të suksesshëm

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Marsel Rupi Nisma Thurja u shpreh se modelet politike në vendin tonë kryesisht vijnë nga partitë politike.

Ai tha se shembuj që japin partitë politike nuk është se janë gabim për interesat e tyre, janë gabim për ne, sepse për veten e tyre janë të suksesshëm.

Rupi: Ne po themi politikë duke thënë parti politike, kur është më tepër saj. Unë mendoj se kjo pjesë duhet të jenë të rinjtë. Modelet politike kryesisht vijnë nga partitë politike. Konkretisht në vendin tonë nuk mendoj se kemi një shembull se si duhet të ndjekim në mënyrë politike.

Ato shembuj që japin partitë politike nuk është se janë gabim për interesat e tyre, janë gabim për ne, sepse ata kanë shkuar në një model të partive që u intereson t’i angazhojnë njerëz në këto modele që për mua nuk janë të suksesshme. Ato në raport me veten nuk kanë dështuar në këto modele sepse kanë qenë të suksesshëm në raport me interesat e tyre.