Rupi: Partitë tradicionale kanë interesa të ngushta përreth një kryetari, të rinjtë imitojnë të vjetrit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Marsel Rupi Nisma Thurja u shpreh se pjesë e politikës, është një grup njerëz që kanë disa interesa të përbashkët jo në kuptimin e ngushtë të fjalës.

Sipas tij, partitë tradicionale nuk kanë interesa të tilla, por janë një grup i ngushtë përreth kryetarit dhe janë pastaj një grup tjetër.

Rupi: Në radhë të parë, mendoj se realisht pjesë e politikës, është një grup njerëz që kanë disa interesa të përbashkët jo në kuptimin e ngushtë të fjalës. Kur ke një grup politik dhe e kthehen në parti apo jo, dhe janë një grup interesash të njëjta, unë besoj më shumë në këto grupime.

Ku dallon kjo nga ato që kanë qenë dhe janë, pra partitë tradicionale. Ata nuk kanë interesa të tilla, por janë një grup i ngushtë përreth kryetarit dhe janë pastaj një grup tjetër duke milituar këta. Kjo nuk është një lloj hyrje e të rinjve në politikë, por një imitim i të vjetërve.