Qori: Shoqëria shqiptare e ka lënë pas Ramën, Metën e Berishën, e reja nuk po mundet të lindë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Arlind Qori u shpreh se shoqëria shqiptare është pjekur tashmë dhe ka lënë pas Edi Ramën, Metën e Berishën.

Sipas tij, postet drejtuese në vend vendosen nga establishmenti partiak dhe theksoi se kjo ndodh edhe në botën universitare.

Qori: Mendoj se shoqëria shqiptare është pjekur tashmë dhe ka lënë pas Edi Ramën, Metën e Berishën. E vjetra a vdekur politikisht, por e reja nuk po mundet të lindë. E reja do të lindë nga njerëzit që kanë një nevojë ekstreme që gjërat të ndryshojnë  dhe kjo nuk është nevoja për tu bërë drejtor.

Postet drejtuese në vend vendosen nga establishmenti partiak. Kjo ndodh edhe në botën universitare, nuk ndryshon. Pedagogët prandaj nuk mbajnë qëndrim sepse janë pjesë e kësaj klientele politike. Të jesh njeri i ditur nuk do të thotë se je njeri i drejtë domosdo.