Qori: Partitë struktura të korruptura, të rinjtë i shohin si ashensor social duke mos pasur rrugëdalje
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori u shpreh se partitë janë struktura të krimbura dhe të korruptuara.
Sipas tij, të rinjtë që punojnë punë të vështira dhe nuk është e habitshme që partitë përdoren si ashensorë socialë.
Qori: Partitë janë struktura të krimbura dhe të korruptuara. Mundësi për ngjitje sociale për të rinjtë janë shumë të vështira. Një ndër 4 të rinj sot është i papunë. Të rinjtë që punojnë punë të vështira dhe prandaj nuk është e habitshme që partitë përdoren edhe si një ashensor social duke mos pasur një rrugëdalje tjetër.
Këtu mbetet vetëm emigrimi, krimi ose futja në parti politike. Të jesh aktivist të kesh një sens të fortë të së drejtës. Shumë të rinj ëndërrojnë një vend më të mirë dhe ku ka drejtësi sociale. Nëse këta të rinj janë në parti atëherë pse nuk po ndodh një revolucion social në vendin tonë.

