Topallaj: Shumica i refuzoi 3 partitë kryesore në zgjedhje, e reja në vend do të lindë gradualisht
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Fabian Topallaj nga Bindja Demokratike tha se Pjesa e atyre që i refuzuan të tija alternativat kryesore në vend, ishte më i madh edhe se zgjedhjet e fundit në 25 prill.
Sipas tij, se reja nuk po lind dot, por kjo nuk do të ndodhë në mënyrë të bashkuar dhe shpërthyese për shkak të kohës dhe sistemit ku ndodhemi.
Topallaj: Pjesa e atyre që i refuzuan të tija alternativat kryesore në vend, ishte më i madh edhe se zgjedhjet e fundit në 25 prill. Ka qenë edhe më e madhe se sa votat që morën 3 forcat kryesore në vend. Unë mendoj se e reja nuk po lind dot, por kjo nuk do të ndodhë në mënyrë të bashkuar dhe shpërthyese për shkak të kohës dhe sistemit ku ndodhemi.
Unë mendoj se një gjë e tillë duhet të ndodhë në mënyrë evolutive. Fakti që edhe për konjukturë politike që futëm listat e hapura, që njerëzit të zgjedhin edhe të preferuarin e tyre, është një proces evolutiv, edhe pse u kompromentua me kod zgjedhor duke iu ulur vlera me hilen e herësit.

