Sulmi i katërt në qendër të Tel Avivit, të paktën 2 të vdekur disa të plagosur. SHIKONI VIDEOT
Dy persona janë vrarë në qendër të Tel Avivi në Izrael, në atentatin e katërt të këtij lloji brenda dy javësh.
Disa nga të shtënat raportohet se kanë ndodhur në rrugën Dizengoff, një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit. Raportimet e para tregojnë se një person i armatosur është vrarë, ndërsa një autori i dytë i mundshëm i këtij atentati është ende i lirë.
Ai pason një seri sulmesh nga arabët izraelitë dhe një palestinez që kanë lënë të vdekur 13 persona.
Video nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz duke ikur dhe duke u strukur pas makinave të parkuara. Një tjetër foto, e postuar në rrjetet sociale, tregon tavolina dhe karrige të përmbysura në një lokal jashtë ku njerëzit ishin ulur. Policia u ka thënë banorëve që për momentin të qëndrojnë brenda.
#BREAKING: More then 6 injured in multiple locations in a shooting attack in Tel Aviv (video: @rbinyamini) pic.twitter.com/sluRKQHHGg
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) April 7, 2022
This is exactly what’s happening right now in Tel Aviv. Shooting attack. Civilians injured. Pray ???? pic.twitter.com/Joo1BFRZBO
— Hananya Naftali (@HananyaNaftali) April 7, 2022
Tetë persona u plagosën, katër prej tyre në gjendje kritike, thanë zyrtarët e spitalit në Tel Aviv.
