Pulla të kuqe në lëkurë e ënjtje, ky është 14-vjeçari alergjik ndaj të ftohtit
Rast i rrallë por i vërtetë është rasti i 14-vjeçarit në Britani, i cili është alergjik ndaj të ftohtit.
Bëhet fjalë Calum Courtney, i cili vuan nga një gjendje e njohur si urtikarie e ftohtë, një reaksion i lëkurës edhe ndaj të ftohtit të lehtë, që shkakton ënjtje, pulla të kuqe, madje dhe shok anafilaktik.
Lajmin e ka bërë vetë nëna e tij, e cila ka treguar se si djali i saj është aq alergjik ndaj të ftohtit saqë nuk mund të qëndrojë jashtë për më shumë se 15 minuta.
Trupi i 14-vjeçarit reagon edhe nëse qëndron në temperatura më pak se 24 gradë Celsius apo nëse nxjerr këmbën jashtë batanijes gjatë natës.
Prindërit e tij janë të shqetësuar se alergjia e Calum-it mund të shkaktojë shok anafilaktik, prandaj e shoqërojnë çdo ditë deri në derën e shkollës me makinë dhe e veshin trashë.
Si rezultat i gjendjes së tij, Calum i është dashur të heqë dorë nga aktivitete si patinazhi apo noti.


