Bizhuteri dhe para, ‘skifteri’ shqiptar ‘boshatis’ shtëpitë e holandezëve, e pëson keq nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2022, 18:42
Nj 39-vjeçar është arrestuar në Holandë pasi akuzohet ka kryer mbi 100 vjedhje të shtëpive.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat holandeze, shqiptari vjedhjet i kishte kryer krysosht në qytetet Arnhem dhe Velp.
Mësohet se ai për t’u futur brenda shtëpive përdorte gjithmonë në të njëjtën mënyrë, duke hapur vrima në dorezat e dyerve ose dritareve për të hyrë.
Sipas policisë holandeze, ai është parë disa herë në Heijenoord, ndërsa ka pasur raportime për vjedhje edhe në lagjet Klarendal, Paasberg dhe Angerenstein.

Shqiptari vidhte në banesat e holandezëve kryesisht bizhuteri dhe para. Pas vjedhjeve në veri të vendit, ai u zhvendos në jug, për të ‘boshatisur’ shtëpitë e holandezëve.