A do të ndikojë legalizimi i kanabisit në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto?
Prodhimi i Brendshëm bruto është vlera e tregut e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të gatshme të prodhuara/ ofruara brenda një vendi në një vit. Duket e thjeshtë të llogaritet, por ka gjithmonë vështirësi.
Një prej këtyre vështirësive është përfshirja e mallrave të paligjshëm kur llogariten PBB-ja. Sipas përkufizimit, mallrat ilegale duhet të llogariten në PBB. Por në praktikë kjo nuk ndodh , pasi është e vështirë të llogaritet vlera e tregut të mallrave të paligjshme.
A mundet INSTAT të anketonte tregtarët e drogës dhe prostitutat për çmimin e mallrave dhe shërbimeve të tyre?
Por kur një mall i paligjshëm legalizohet, INSTAT mund të anketojë dhe vlera e tregut të mallit tanimë ligjor përfshihet në llogaritjet e PBB-në. Asgjë më shumë nuk është prodhuar por një produkt dikur i pa numëruar tani numërohet.
A do të lulëzojë ekonomia ditën që do të legalizohet kanabisi ? A do të përfundojë recesioni atë ditë? A do të bëhemi të gjithë më të pasur vetëm pse vendosëm të numëronim një produkt apo një shërbim që ishte por nuk numërohej?
Në shembull interesat vjen nga, Italia e vitit 1987 ku zyrtarët njoftuan se do të përmirësonin metodologjinë e matjes së PBB-së e cila u rrit me rreth një të pestën, pasi reflektoi në numërim ekonominë informale (jo domosdoshmërisht të paligjshme).
Brenda natës, Italia u bë ekonomia e pestë më e madhe në botë, duke tejkaluar Mbretërinë e Bashkuar. Pasi euforia kombëtare kaloi Italianët e quajtën atë me tallje "il sorpasso", parakalimi.
Nëse kjo është lloji i rritjes ekonomike që po kërkojmë mund të fillojmë të mendojmë edhe për legalizmin e prostitucionit, me përfshirjen edhe të prostitucionin, PBB-së për frymë do të ishte edhe më e lartë duke pasur një arsye më shumë për të falënderuar politikëbërsit për përmirësimin e dukshëm të standardin tonë të jetesës .
Kur KM -ja thotë do të rritet ekonomia edhe punësimi ...... ka të drejtë !
"Mbrekullia e numërimit po ndodh!”

