Furgoni përplas 12-vjeçarin në aksin Pogradec-Gështenjas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2022, 16:32
Një 12-vjeçar është aksidentuar nga një autobus pasditen e sotme në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.
"Jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të lumit të Vërdovës, mjeti tip furgon, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec"njoftoi policia.
I mituri u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
