"Rrisni rrogat, ulni çmimet", Greqia në grevë 24-orëshe. Pezullohet transporti publik edhe ai detar
Mijëra grekë janë ngritur në protesë 24 orëshe kundra rritjes së çmimeve. Ata kanë shkuar përpara selisë së kryeministrisë nën sloganin ‘Rrisni rrogat, ulni çmimet’. Si rezultat punëtorët kanë pezulluar punën në sektorë të ndryshëm madje edhe të transportit publik.
Rritja e çmimeve ka detyruar grekët që të lënë punët dhe të ngrihen në grevë mbarëkombëtare.
Sindikatat kanë ngritur punëtorët në protesta nën sloganin ‘Nuk mjafton rroga, nuk del fatura’.
Grevës i janë bashkuar edhe punonjës të transportit publik, autobusëve, hekurudhave, tramvajeve, metrove si edhe linjave detare.
Përveç fluturimeve, të cilat do të vijojnë si normalisht, shërbimet e tjera të transportit kanë pezulluar punën në datën 6 prill.
Më herët në grevë do të dilnin edhe kontrollorët të fluturimeve ajrore, por protesta e tyre u shpall e paligjshme.
Në grevën kombëtare marrin pjesë për 4 orë edhe punonjësit e medies, të cilët protestojnë për rritjen e rrogave dhe kundra rritjes së çmimeve.
Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, inflacioni ka shënuar vlera të larta pothuajse në të gjitha shtetet, përfshirë edhe ato më të pasurat.
Si rezultat mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet kryesisht për rritjen e çmimit të naftës dhe të energjisë elektrike, por edhe për ushqimet e shportës.
