Kurti për CNN: Rusia është "definitivisht" duke kryer krime lufte në Ukrainë, Putin të përballet me Gjykatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 09:30
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për CNN të hënën, 4 prill tha se Rusia është “definitivisht” duke kryer krime lufte në Ukrainë.
“Këto krime të tmerrshme që ne të gjithë i shohim të ndodhin në Ukrainën Lindore janë padyshim krime lufte dhe u takon hetuesve të vërtetojnë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin”, tha Kurti duke folur për Bianca Nobilo të CNN.
"Unë besoj se Kremlini ka urdhëruar gjithë këtë makineri lufte për të kryer krime kundër civilëve të paarmatosur", tha Kurti duke shtuar se "Vladimir Putin duhet të përballet me Gjykatën Ndërkombëtare."
Kryeministri tha gjithashtu se Kosova po forcon buxhetin dhe aftësitë e saj mbrojtëse në rast të ndërhyrjes ruse ose konfliktit të përhapur në Ballkanin Perëndimor.
