Po piqte fli, gruaja i djeg fqinjit 300 rrënjë arre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 22:50
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Çabër të Zubin Potokut në Kosovë.
Një grua po përgatiste fli, por zjarri duket se ka dal jashtë kontrollit, duke shkaktuar dhe dëm.
Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës 300 rrënjë arrë janë djegur nga flakët, ndërsa mësohet se dëmi kap vlerën 5-6 mijë euro.
Arrët nuk ishin në pronësi të gruas që po përgatiste fli por të fqinjit të saj Rexhep Imeri.
Mësohet se arrat ishin donacion nga Ministria e Bujqësisë. Gruaja është marrë në intervistë ku është shprehur se asgjë nuk ka qenë e qëllimshme.

