"Duhet t'i japim përparësi paqes e sigurisë në rajon", DASH: Tani do fokusohemi në Ballkan

Krahas luftës në Ukrainë ndërhyrjet ruse janë bërë të shpeshta në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo ka bërë që edhe Departamenti i Shtetit të reagojë duke premtuar se do të fokusohet në rajonin tonë për të siguruar stabilitet dhe për t’iu përgjigjur ndonjë kërcënimi që vjen nga Moska.

Departamenti amerikan i Shtetit është zotuar të fokusohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor për t’i dhënë përparësi paqes dhe sigurisë për shkak të kërcënimit për destabilitet nga Rusia.

Kështu tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në Maqedoninë e Veriut.

Shqetësimit e DASH vijnë pasi kryeministri bullgar Kirill Petkov linçoi disa agjentë rusë që punonin për prishjen e marrëdhënieve mes Shkupit dhe Sofjes.

"Tani është koha për t'i dhënë përparësi paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, përpjekjet e Rusisë për të nxitur grindjet politike nuk janë të reja. Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Ne mbështesim perspektivën evropiane të 6 vendeve të rajonit."

Agjencia Shtetërore bullgare për Sigurinë Kombëtare po heton spiunët që punojnë kundër mirëkuptimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si edhe kundër perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Disa ditë më parë edhe ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se kishte fakte se në institucionet shtetërore të Shkupit punonin agjentë që vendi të mos arrinte një marrëveshje me Shkupin, sepse së shpejti do të kishte zgjedhje të parakohshme.

Pesë punonjës të ambasadës ruse në Shkup u dëbuan javën e kaluar, vendimi i cili u mirëprit edhe nga Uashingtoni.

"Duhet t'i japim përparësi paqes e sigurisë në