Ku qëndron fuqia e Vuçiç? Zaimi: Vendos shtetin në funksion të qeverisë, sëmundje që po përhapet te liderët në Evropën Lindore
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka fituar mandatin e dytë presidencial në Serbi kundër opozitës së përçarë me 7 kandidatë.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetarin Sebastian Zonja, analisti Arbër Zaimi, se Serbia në Ballkan vepron si një pararojë e Rusisë, por edhe e Kinës.
Arbër Zaimi: Serbia në Ballkan vepron si një pararojë e Rusisë, por edhe e Kinës, por kemi edhe Hungarinë që është brenda BE, që luan një politikë gjithmonë multi elektorale. Hungaria është quajtur si një regjim autoritar. Në Hungari kemi të bëjmë me një jo-demokraci ku nuk funksionojnë rregullat liberale të kokurrencës.
I pyetur se ku qëndron fuqia e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Zaimi u përgjigj: Mund të themi se është një sëmundje ngjitëse, liderët po mësojnë nga njëri-tjetri për të konsoliduar fuqinë e tyre.
Ndër të tjera ai tha se Vuçiç ka vendosur shtetin në funksion të qeverisë së tij.
Arbër Zaimi: Ajo që është për të vënë re është se vetë Vuçiç shprehu shqetësimin se në parlament ka përfaqësi të partive edhe më ekstremiste edhe më të djathta se Vuçiç. Vuçiç ashtu si liderët autoritar vendos shtetin në funksion të qeverisjes së tyre. Kjo është një sëmundje që po përhapet tek liderët në Evropën lindore, dhe financohet nga Rusia dhe nga Kina.
Përgatiti Anila Kolgjini.
