Zjarr në një spital Covid në Selanik, dyshohet se pacienti i vuri flakën pavionit. 1 viktimë e 20 të bllokuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 6 prill në një spital Covid në Greqi.

Një i vdekur  dhe  katër të djegur është raporti tragjik i zjarrit që ra në spitalin Papanikolaou në Selanik.

I vdekuri është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës së Klinikës ku ra zjarri.

Në vendin e ngjarjes po operojnë forca të shumta zjarrfikëse, 11 automjete dhe 30 persona, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll, shkruan protothema.

"Një pacient i vuri flakën," thotë drejtori i klinikës së Covid

"Një pacient që po trajtohet për coronavirus me siguri i vuri flakën", tha për Open Diamantis Chloros, drejtor i klinikës së Covid në Papanikolaou.

Sipas tij, kjo lëvizje e pacientit nuk është vërejtur dhe kështu zjarri është përhapur me shpejtësi në pallatin trekatësh, ku po trajtohen 20 pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus.

“Tymi është shumë i dendur dhe për momentin nuk e dimë se çfarë po ndodh me 20 pacientët” , theksoi Chloros.

Zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e pacientëve.