"Vetëm Vuçiç ka të drejtë të festojë", bashkëpunëtorja më e ngushtë e Presidentit njofton Daçiç se nuk do jetë Kryeministër
Ivica Daçiç nuk do të jetë kryeministër i Serbisë, tha anëtarja e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS), Zorana Mihajloviç, duke shtuar se në përgjithësi është kundër koalicionit të Përparimtarëve me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS).
“Nuk e di nëse do të jem në qeveri, por më duket se mund të them me siguri se kush nuk do të jetë kryeministër. Ivica Daçiq nuk do të jetë kryeministër, në përgjithësi jemi kundër koalicionit me SPS-në”, deklaroi Mihajloviç për TV Happy.
Daçiç nuk e fsheh se do të dëshironte të drejtonte Qeverinë, madje lista e tij në zgjedhje u quajt “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë”.
Mihajloviç ka vlerësuar se “vetëm presidenti Aleksandar Vuçiç ka të drejtë të festojë, sepse ka arritur një rezultat historik”.
Vuçiç në fjalimin e fitores la të kuptohet se nuk do të bashkëpunojë me Daçiç ndërsa lavdëroi opozitarin Dragan Gjilas dhe një parti të komunitetit hungarez.
