Presidentja e Parlamentit Europian: Këshilli të liberalizojë pa vonesa vizat për Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 18:04
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, priti në një takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një postim në twitter, ajo thotë se gjatë diskutimeve përshëndeti përafrimin e Kosovës me sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
Metsola thotë se angazhimi i vërtetë dhe i vazhdueshëm në dialogun Prishtinë-Beograd thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Nga ana tjetër ajo nënvizon se Parlamenti Europian pret që Këshilli të japë pa vonesë liberalizimin e vizave për Kosovën.