"Shqiptarëve ju pamundësua votimi", Shaip Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës
"Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën" i Shaip Kamberit pritet që të fitojë një deputet në Kuvendin e Serbisë pas zgjedhjeve të parlamentare dhe presidenciale, por deri më tani asgjë nuk është e sigurt.
Në reagimin e parë pas zgjedhjeve, Kamberi thotë se përkundër vështirësive, “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” mori 9644 vota por nënvizon se zgjedhjet e datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë, kjo edhe për shkak të pasivizimit të vendbanimeve të shqiptarëve.
Duke theksuar se shqiptarëve ju mohua e drejta elementare, vota, ai kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës.
Deklarata e plotë
Qytetarë të nderuar,
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik mori 9644 përkundër vështirësive të shumta me të cilat u përball në këtë proces zgjedhor.
Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë.
Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës.
Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira.
Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës.
Me këtë rast, dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve.
Përulje për të gjithë aktivistët në radhë të parë të Partisë për Veprim Demokratik dhe të partnerëve tanë politik – Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, që nuk kursyen asgjë prej tyre, gjatë kësaj fushate që më mbështeten pa rezervë.
Megjithë votat e marra ato akoma nuk janë garancë për të fituar një mandat.
