Bashkia e Tiranës po na dhunon varrezat, alarmohen banorët

Për të krijuar sipërfaqe toke në vendosjen e familjeve të rindërtimit Bashkia e Tiranës do të dëmtojë edhe varrezat në zonën e Baldushkut. Banorët e kanë konsideruar një vendim skandaloz dhe veprim tinëzar duke kërkuar respektimin e personave që kanë ndërruar jetë. Po ashtu ata theksojnë se toka u është njohur me vendim gjykate.

Tirane- "Vijnë në mënyrë tinëzare dhe çfarë nuk bëjnë" thotë një banor i zonës

Banorët e zonës "Mustafa Koçi" në Tiranë janë ngritur në alarm mëngjesin e të mërkurës, 6 prill, kur fadromat do të shembnin varrezat e zonës.

Shkak është bërë zbatimi i projektit të rindërtimit , por familjet e konsiderojnë një skandal të vërtetë dhe shkelje të projektit.

"Edhe të vdekurit brenda në tokë nuk besoj se kanë faj, por as ne nuk kemi faj, vetëm po u bë si në Ukrainë, ata që do vdesin ti djegim, se ne këtë tokë kemi, s'kemi tokë tjetër" 

Rastin e konsiderojnë edhe më flagrant kur toka është private dhe madje e njohur me gjyq.

"18 mijë e 810 metra katrorë është e njohur nga Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Tiranë. Vendimin e kemi me letra e me gjitha. Po shtëpitë e tërmetit ku do i bësh në pronën time?!"

Familjet e prekura nga tërmeti në kombinat u shpërngulën në zonën e Baldushkut, por banorët shprehen se ende nuk është e qartë sa shtëpi do të vendosen.