“Do vrasin Enkelejd Alibeajn”, SPAK nuk merr përsipër padinë ndaj Brahos, i kalon topin Gjykatës së Tiranës

Gjykata e Posaçme ia ka kaluar për kompetencë Gjykatës së Tiranës që të shqyrtojë padinë për shpifje ndaj Spartak Brahos, i cili u padit nga Komisioni i Rithemelimit për deklaratën që ka bërë në prag të tubimit të 8 janarit pranë selisë së PD-së.

Braho kishte deklaruar se duhej të merreshim masa për sigurinë e zyrtarëve të PD-së pasi pretendonte se ka informacione se do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj.

Sipas Gjykatës së Posaçme, në momentin që ka bërë këtë deklaratë, Braho nuk ka pasur mandatin e deputetit dhe për këtë nuk është kompetencë e shqyrtimit të kësaj gjykate.

Spartak Braho ishte edhe vetë i pranishëm në seancë.