Kryente mashtrime financiare duke përfituar para nëpërmjet Call Centerit, pranga 30-vjeçarit në Durrës
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit me akuzën e mashtrimit me anën të platformave elektronike.
Blutë bëjnë me dije se pas operacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Call me 3.”
U arrestua
M. M., 30 vjeç, banues në Tiranë.
U proceduan penalisht
E. B., F. S., E. D. dhe A. D.
"Arrestimi i 30 vjeçarit u bë pasi nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center", informon policia.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
