Kapet mat hajduti pacient i urgjencës në QSUT

Një 38 vjeçar i identifikuar si Arion Gjergo u arrestua nga komisariati nr 4 pasi prej kohësh dhe në episode të ndryshe kishte krijuar një skëme vjedjeve ndaj pasineteve në sptalin e urgjencës në QSUT.

Sipas policisë, 38 vjeçari shtirej si pacient në QSUT, dhe dukë përfituar nga rastet e urgjencave mjekësore vidhte sendet personale dhe paratë e personave që shkonin për mjekim në spital.

Arion Gjergo kryesisht frekuntonte ambjetet e spitalit rreth pasditeve duke përfituar edhe nga fluksi i të sëmurëvë.

Pasi ai shtirej se kishte dhimbje në pjese të ndryshme të trupit mjekët e vendosnin në pavionin e urgjencës për kontroll.

Në këto moment 38-vjeçari fillonte edhe “aksionin” për vjedhjen e çantave dhe sendeve të personave të sëmurë duke përfituar nga gjendja e tyre e rëndë, mungesa e vëmendjes apo edhe heqja e çantave dhe portofolave gjatë kryerjes së ekzaminimeve.

Dhjetëra denoncime të mbërritura në komisariatin nr 4 tregojnë të njetën skemë vjedhje çka e ka shtyrë policinë që të vendosë efektivë civilë në QSUT me qëllim identifikimin e hajdutit.

“Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, duke u shtirur si pacient në QSUT, përfitonte nga rastet e urgjencave mjekësore dhe vidhte sende të personave që shkonin për mjekim në spital” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Arrestimi i autorit është bërë në kushtet e flagrancës pasi po tentonte të vidhte mjetin e një pacienti i cili sapo ishte futur brenda spitalit për vizita mjekësore.

Nga kontrolli që iu bë 38 vjecatrit Policia gjeti një shumë të konsiderueshmë prej 1 milion lekësh të reja të cilët bësohët se I janë vjedhur qytetarëve  të ndryshëm. 38 vjecari ka qënë edhe më herët i skeduar për vjedhje, dhe nisur nga këto rrethana policia po punon për dokumentimin e rasteve të ndodhura për rreth Spitalit Nënë Tereza që dyshohet të jenë kryer nga 38 vjeçari.