A po bëjnë më shqiptarët dasma tradicionale? Pro dhe Kundër, mos humbisni përgjigjet epike të qytetarëve

A po bëjnë më shqiptarët dasma tradicionale? Kjo ishte tema e sotme në rubrikën Vox Pop me Enkin në RTV Ora. Ka nga ata qytetarë që ende duan të ruajnë traditat dhe të bëjnë dasma të mëdha, por gjithashtu ka të tjerë që mendojnë se dama tradicionale është shpenzim i kotë.

"Ka mo lal. Kam qejf tradicionalen, ajo është shumë e bukur. Do kushtojnë pak, por mbahet mend gjatë. Unë nuk e kam problem lekun e hedhur, më intereson qejfi, të sajdis komplet njerëzit që unë thërras."

"Unë jam martuar me dasmë të madhe dhe në fund asnjë nuk u kënaq. Për këtë u mërzita shumë."

"Nuk ka më askush merakun e dasmës se nuk bëhet dasmë me këto çmime."

"Bëjnë. Do preferoja të thjeshtë se s'kemi mundësi. Të gjithë ata që bëjnë dasmë si të mirë, si të keqe, një të sharë mbrapa e kanë."

"Dasma tradicionale është injorancë, ka mbetur në traditën tonë si ego. Më mirë e vogël e pak njerëz se sa tollovi."

"Bëjnë. Unë kam bërë një tradicionale. Fjalët janë të natyrshme do ketë sugjerime të ndryshme."

"Si ta bësh të madhe, si ta bësh të vogël rëndësi ka të jetë vajzë tamam. Kam qenë të dasma e një mikes time dhe kishte ftuar ish të dashurin te shoqëria. Jam bërë pishman që kam qenë, shumë femër e ulët."

"Kush bën më dasma, të gjithë nuk harxhojnë më lekët, shumica nuk flet me fisin dhe askush nuk shkon nëpër dasma."

"Unë jam martuar me dasmë të madhe dhe të gjithë u ankuan. Në fund më prishën dasmën 2 pijanecë nga fisi. U pendova shumë dhe doja ta anuloja por ishte shumë vonë."

"Po bëre dasmë të vogël do të bëjnë llafe gjithë jetën që nuk i thirre."

"S'ka më si ato dasmat."

"Organizo më mirë një dasmë pa rregulla se sa të merresh me një dasmë që ka një sërë rregullash të padobishme."