Shpërndante kanabis, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas shpërndan lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Paskuqani", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 21 vjeç për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në Paskuqan, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zonën e Paskuqanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.