Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të miturën, arrestohet 46-vjeçari në Kuçovë

Një 46-vjeçar nga Kuçova, i cili dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur është arrestuar.

Policia informon se "u bë arrestimi në flagrancë i T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe."

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Veprime të turpshme".