Votë unanime, Agim Ademi fiton një tjetër mandat në krye të Federatës së Kosovës
Agim Ademi është rizgjedhur president Federatës së Futbollit të Kosovës, në një votim pothuajse unanim dhe ku nuk kishte kandidat tjetër për ta sfiduar.
Ademi mori besimin e Asamblesë së FFK-së për një mandat tjetër 4-vjeçar teksa 42 vota ishin pro për të nga 43 të mundshme dhe një votë ishte abstenim.
Prezentë në Kuvendin e FFK-së ishin 2/3 e delegatëve, të domosdoshëm për zgjedhjen e kryetarit teksa kandidati tjetër i deklaruar Gramoz Vokrri nuk u regjistrua nga bordi i verifikimit të FFK-së, ku vendimin e konfirmoi pak javë më herët edhe Gjykata Themelore e Prishtinës.
Gjatë punimeve ishin të pranishëm edhe përfaqësues të dy organizmave ndërkombëtarë, Alessandro Gramaglia, delegat i FIFA-s, dhe gjithasthu përfaqësues të UEFA-s.
Agim Ademi erdhi né krye të FFK-së në vitin 2018 kur pasoi në këtë detyrë Fadil Vokrrin i cili u nda nga jeta pas një infarkti të pësuar./Ora News/.
