Pas pushtimit të Ukrainës, industria e filmit në Rusi në krizë

Industria e filmit në Rusi po vuan pasojat e konfliktit në Ukrainë pasi pesë gjigantë të Hollivudit Disney, Universal, Sony Pictures, Warner Bros dhe Paramount  kanë ndaluar shfaqjen e filmave të rinj në Rusi që nga fillimi i konfliktit.

Industria e filmit në Rusi po vuan pasojat e konfliktit në Ukrainë pasi pesë gjigantë të Hollivudit: “Disney”, “Universal”, “Sony Pictures”, “Warner Bros” dhe “Paramount” kanë ndaluar shfaqjen e filmave të rinj në Rusi që nga fillimi i konfliktit, duke lënë kinematë në Moskë pa akses në filmat më të fundit.

"Mendoj se situata është jashtëzakonisht e vështirë, por jo katastrofike, pasi tashmë kemi kaluar shumë herë kriza të ndryshme. Ne presim që gjithmonë të ketë diversifikim të përmbajtjes (në kinema). Presim që të ketë një rritje të intersit për kinemanë ruse”, tha  Olga Zinyakova, presidentja e Karo, një prej zinxhirëve kryesorë të kinemasë ruse.

Deri më 24 shkurt, 80% e tregut në Rusi përbëhej nga filma të huaj, kryesisht amerikanë dhe evropianë. Dhe rreth 20% ishin filma rusë, të cilët nuk u shfaqën në mënyrë aktive gjatë periudhës së verës.

 “Për momentin jemi të privuar nga mundësia e zhvillimit? Kur hyn në një projekt ndërkombëtar, le të themi se je pjesë e projektit Netflix, një projekt që nuk është rus, por një pjesë të punës e bën ti. Kjo jep një nxitje për të zhvilluar dhe përmirësuar kinemanë ruse. Aktualisht, ne jemi të privuar nga kjo" tha Pavel Doreuli, teknik zëri.

Rusia është përjashtuar edhe nga pjesëmarrja edhe në disa festivale të mëdhenj të filmit. Organizatorët shpjegojnë se asnjë zyrtar apo ent i lidhur me qeverinë e Vladimir Putinit nuk do të jetë i pranishëm, derisa agresioni rus në Ukrainë të ndalojë.