E fshehur në 20 kuti frutash, sekuestrohet 500 kg kokainë në Itali, vlera 50 mln euro, Video

Autoritetet policore italiane të rajonit të Campanias kanë sekuestruar 500 kg drogë të tipit kokainë, e cilësisë mjaft e pastër.

Kokaina u gjet gjatë një kontrolli në një kapanon në periferi të komunës Giuliano.

Lënda narkotike ishte fshehur në 20 kuti që zakonisht përdoren për transportin e frutave.

Sipas policisë italiane kokaina e cilësisë mjaft të pastër, do të sillte për grupet kriminale një përfitim rreth 50 milionë euro.

Ora News mëson se deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Trupat policore po kryejnë hetime e kontrolle në komunën ku u gjet droga dhe në qytezat përreth. Hetimet po kryhen nga Prokuroria e Napolit.

E fshehur në 20 kuti frutash, sekuestrohet 500 kg kokainë në