Një makinë përplaset në portën e Ambasadës ruse në Rumani, një i vdekur
Një person ka humbur jetën pasi u përplas me portën e ambasadës ruse në Rumani. Nuk dihet ende nëse ngjarja është aksidentale apo një akt në formë proteste kundër Rusisë pas sulmit të saj ndaj Ukrainës.
Një drejtues automjeti ka humbur jetën pasi makina e tij u përplas me portën e Ambasadës ruse në Bukuresht të Rumanisë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës dhe sipas videos makina ka marrë flakë si pasojë e përplasjes.
Sipas autoriteteve rumune nuk dihet ende nëse ngjarja është aksidentale, apo kemi të bëjmë me një përplasje të qëllimshme.
Misioni diplomatik rus në Rumani e ka quajtur aksidentin një vazhdim të histerisë anti-ruse lidhur me provokimin e masakrës në Buça të Ukrainës.
Javët e fundit, disa ambasada ruse në Evropë janë vënë në shënjestër të protestanteve kundër sulmit të Ukrainës.
Krahas ambasadave ruse, protestat janë mbajtur periodikisht edhe nëpër rrugët kryesore të qyteteve perëndimore, por jo vetëm.
Autoritetet policore rumune thanë se po hetojnë për të bërë të mundur identifikimin e shoferit që u përplas me derën e selisë së ambasadës ruse në Bukuresht, veprim që i mori edhe jetën.
