Mbytja e të miturit në lumin Fan, 10-vjeçari u fut në ujë për të marrë topin

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e mbytjes së të miturit në lumin Fan në Mirditë.

Mësohet se 10-vjeçari S.Laska ka qenë duke luajtur me top dhe topi i ka rënë në lumë.

Ai ka vrapuar ta marrë dhe aty e ka marrë rryma e ujit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Shtrungaj të Mirditës.

Ndërkohë pas kërkimeve të dështuara të familjarëve dhe banorëve të zonës deri në orët e mbrëmjes, kërkimet pritet të nisin me zbardhjen e dritës nesër nga polumbarët e RENEA-s të mbërritur nga Tirana.