Ju flet Moska-Nëntë fjalët që e shpien në burg Erion Veliajn për incineratorin e Tiranës

 


Afera e incineratorëve dhe roli i kryebashkuiakut të Tiranës Erion Veliaj, ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
 
Myftaraj: Zyrtarët e shtetit, si ata të nivelit qëndror dhe ata të pushtetit vebdor, kur shkelin ligjin e shkelin me anë të shkresave që bëjnë. Shkresat përbëhen nga fjalë.Janë 9 fjalë që e çojnë në burg Erion Veliajn, të shkëputura nga një shkresë e tij që ai i ka dërguar si përgjigje në cilësinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës në mars 2017 Ministrisë së Mjedisit. Sekretari i Përgjithshëm i Miniëstrisë Alqi Bllako që tani është në burg i ka dërguar një shkresë Veliajt ku kërkon miratimin e bashkisë së Tiranës për studimin e fizibilitetit për incineratorin e qarkut Tiranë. Gjëja e parë që të bën përshtypje është pse nuk komunikon ministri me kryetarin e bashkisë? Për këtë duhet të pyesë SPAK Bllakon. Ato 12 orët e famshme Bllako ishte me Veliaj duke i dhënë garanci se do "këndonte" para SPAK-ut, ti thoshte që ministri Lefter Koka më tha që për këtë çështje do komunikosh direkt me kryetarin e bashkisë. Arsyeja është e qartë, kishte bërë një marrëveshje.

Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë