Ankimimi në Apel, Berisha: Gjykatës me fakultet mendor normal nuk mund të pranojë 1958 për 5004
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk pret asnjë surprizë nga Gjykata e Apelit pasi Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të PD, vendosi të ankimojë regjistrimin e ndryshimeve në statutin e PD të Kuvendit të 11 dhjetorit nga gjykata e shkallës së parë.
Sipas Berishës, asnjë gjykatës normal nuk mund të pranojë kuorumin prej 1958 votash, pavarësisht se Basha sipas tij e ka servirur për 5004, duke i sugjeruar këtij të fundit një kurs të ri matematike.
Sali Berisha: Gjykatës me fakultete mendore normale që të pranojë 1958 për 5004 nuk besoj që gjen as në shtëpitë e problemeve të shëndetit mendor. Por gjykatës nuk mund ta pranojë atë se kuvendi ka një kuorum dhe shifra 1958 është nën kuorumin e vendimeve dhe asnjë vendim nuk ka vlerë por ky kuorum është servirur 5004 dhe kjo është matematika e Bashës dhe tani do ketë kohë të bëjë një kurs të ri matematike.
Deklaratat Berisha i bëri në studion e Debatit në A2 CNN me Alba Alishanin.
