“U nda Kosova e Maqedonia e Veriut nga trojet shqiptare”, Oroshi thotë se 28-nëntori s’duhet të jetë festë për Shqipërinë

Koncepti i kombit, i ruajtjes së traditave dhe zakoneve shqiptare është një ndër motivet që publiçisti shqiptar.

Nue Oroshi prej vitesh drejton Shoqatën "Trojet e Arbrit". Një Shoqatë e cila kontribuon prej vitesh në nxjerrjen në pah të vlerave të historisë së kombit tonë.  I ftuar në emisionin “Jeto me orën” ai na rrëfeu për se që nga viti 2013 është edhe këshilltar në asamblenë në qytetin Kiel të Gjermanisë një vend i cili ka 250 mijë banorë.

Në janar të vitit 2004 morri iniciativën për të organizuar sensionin e parë shkencor për të përkujtuar atdhetarët e kombit shqiptar. Ai u shpreh se “Së bashku me gjithë organizatën me profesorë të ndryshëm për 18 vite kemi botuar 21 libra shkencorë dhe 21 sensione shkencore”.

Masakrat serbe kanë qenë vërtet të dhimbshme ndaj Kosovës dhe Nue Oroshi ju bën thirrje autoriteteve shqiptare që ti bëjë publike këto histori, dhe pse jo këto histori të botohen edhe në gjuhë të huaj që e gjithë bota të informohet për këto histori të dhimbshme.

Sipas tij 28 nëntori nuk duhet të jetë ditë feste për Shqipërinë pasi po në atë ditë është ndarë Kosova dhe Maqedonia e Veriu nga trojet shqiptare. Ai në jetën e tij ka pasur prioritet të bëjë diçka që se ka bërë kurrë askush. Fillimet e tij në politikë nuk kanë qenë dhe aq të vështira. Dallimi midis Gjermanisë dhe Shqipërisë për sa i përket politikës, në Gjermani kundërshtarët politikë nuk e urrejnë njëri-tjetrit. Projektet e tij janë të shumta ku një ndër to është edhe ndryshimi i historisë  që njerëzit ti kenë të qarta datat dhe ndodhitë përkatëse.

Një tjetër synim tjetër i Nues është aplikimi e gjuhës shqipe në shkollat gjermane. Sipas Nues partinë komuniste e kanë themeluar serbët. Në mesazh prej tij është për historianët të cilët duhet të jenë të kujdesshëm në atë që shpalosin në shkrimet e tyre historike.

Nue Oroshi u shpreh se “Nuk e përjashtoj faktin se dua të jem pjesë e partive politike në Shqipëri, por e shikoj të vështirë pasi këtu janë krijuar klane politike”. Dëshira e tij është të krijojë një parti ku në thelb të jetë bashkimi i trojeve shqiptare.