Spaho: Rama do të vendosë në postin e Presidentit të njëjtën fytyrë sikurse i ka në qeverisje

Ish-nënkyetari i PD-së, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Edmond Spaho, thotë se për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, pasi Ilir Metës i mbaron mandati, nuk flitet për një proces të rregullt dhe transparent.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Spaho tha se Rama ka votat për të zgjedhur presidentin, ndërsa shton se pozita e ka bërë të qartë se nuk do të komunikojnë me Komisionin e Rithemelimit në lidhje me këtë çështje.

Edmond Spaho: Këtu nuk po flitet për një proces të rregullt, transparent të ndershëm. Edi Rama I ka votat për ta zgjedhur Presidentin madje janë shprehur qartë se nuk dëshirojnë të komunikojnë dhe të diskutojnë me Komisionin të Rithemelimit.

Spaho shprehet i bindur se Rama do të vendosë në presidencë atë që do vetë, edhe pse përpiqet që gjoja të bëjë një proces transparent.

Edmond Spaho: Vazhdojnë të jenë pjesë e lojërave që kanë ndjekur deri më tani për t’I dhënë fraksionit tjetër prioritet brenda PD. Aktualisht kryetar i PD është Komisionin I Rithemelimit. Rama përpiqet që të krijoj një proces gjoja transparent, por jemi të bindur se atë që do të shohim në postin e presidentit të Republikës do të ketë të njëjtën fytyrë sikurse i ka në qeverisje. Për kanditatura të tilla ne nuk do të marrim pjesë.